Reshjet e dendura të shiut janë rikthyer mëngjesin e sotëm në disa prej prej qyteteve, por ende nuk raportohet për probleme në akset kryesore. Reshjet po mbajnë në gadishmëri Autoritetin Rrugor Shqiptar si dhe strukturat vendore, me qëllim monitorimin e të gjitha akseve rrugore, në të cilat mund të shfaqen probleme si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjes së dherave.
Situata në akset kombëtare sipas ARRSH-së aktualisht nuk paraqet probleme në qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që reshjet të dendura shiu po bien në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Dibër e Kukës.
Sakaq firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve, në të cilat ka rrëshqitje gurësh e dherash, ndërsa nuk raportohet për asnjë aks të bllokuar.
Në Elbasan, zona e Labinotit dhe në segmentin Drizë - Gramsh qarkullohet me një kalim. Aksi Uta e Peshkatarir - Bërzhitë, në vendin e quajtur Dubresh, rruga është e bllokuar.
/Shqiptarja.com