Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut këtë të enjte. Anira Gjoni ga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se këto kushte atmosferike të paqëndrueshme do të vijojnë edhe javën që vjen.
“Reshjet e shiut dhe të dëborës do të vijojënë sot edhe ditën e nesërme. Do t’i kemi prezente gjatë fundjavës dhe javës që vjen. Reshje lokalisht intensive do të kemi në qarqet: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në qarqet: Shkodër, Vlorë dhe Lezhë do të kemi reshje mesatare. Në pjesën tjetër të qarqeve do të kemi reshje të dobëta .Sa i takon dëborës në veri dhe lindje të vendit reshjet e dëborës do të jenë 1000 m mbi nivelin e detit", tha Gjoni.
Temperaturat nesër parashikohen:
Në zonat bregdetare 9/15 gradë celcius;
Në zonat e ulëta 7/14 gradë celcius;
Në zonat malore 2/9 gradë celcius.
“Reshjet nesër do të jenë në formën e shtrëngatave, teksa era do të fryjë e fortë në zonat bregdetare dhe zonat malore. Do të kemi një ndërprerje të reshjeve të dielën, por e hëna do t’i rikthejë sërish”, nënvizoi Gjoni.
Më tej ajo theksoi se e shtuna do të sjellë një rritje të temperaturave me dy gradë.
Komente











