Fiks 3 javë pas daljes nga Bordi i Transparencës, çmimi i karburantit në vendin tonë ka pësuar një rritje të shpejtë me deri 12 lekë për litër.

Një litër naftë aktualisht po shitet deri në 188 lekë litri, nga 176 lekë që ishte kur u vendos më 19 qershor që të shpërndahet bordi.

Ndërsa çmimi i benzinës ka arritur deri në 184 lekë për litër nga 166 lekë që u vendos në mbledhjen e fundit të bordit të transparencës në muajin e kaluar.

Ky shtrenjtim ka ardhur për shkak të rikthimit të tensioneve në lindjen e Mesme, ku prej pak ditësh sulmet SHBA-Iran çuan në paralizimin e ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës që nga e mërkura kanë kaluar vetëm 14 anije.