Rikthehet Celine Dion, 
më 5 nëntor albumi i ri

Rikthehet Celine Dion, <br />më 5 nëntor albumi i ri
Rikthehet këngëtarja kanadeze Celine Dion, e cila pas disa vitesh mungesë, më 5 nëntor të këtij viti, do të nxjerrë albumin e saj të ri "Loved Me Back To Life", gjashtë vite pas regjistrimit të diskut të saj në gjuhën angleze.

Albumi i cili do të dalë në treg më 5 nëntor të këtij viti, do të vijë në dy versione: në versionin standart, që do të përmbajë 13 këngë dhe versionin Delux, që do të përmbajë 15 këngë. 

Në këtë album, këngëtarja 45 vjeçare do të ketë edhe duete me dy të ftuar specialë, siç janë Stevie Wonder, me këngën e njohur "Overjoyed" dhe Ne-Yo me "Incredible".
Kënga e parë do të jetë, "Loved Me Back To Life", këngë e cila mban edhe titullin albumit të saj më të fundit.

Për përshatjen e tekstet, Celine Dion ka bashkëpunuar me një grup autorësh të nivelit të lartë, siç janë Diane Warren, Tricky Stewart, Daniel Merriëeather, Babyface, e shumë të tjerë.

Një nga spektaklet e saj, titulluar "A New Day…" është cilësuar si një nga spektaklet me shitjen më të madhe të biletave, në historinë e muzikës, më shumë se 3milionë bileta të shitura, duke e bërë Celine Dion, artisten që ka arritur më shumë përfitime në botë nga viti 2000 deri në vitin 2010.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024