Vetëm dy javë pas krimit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, e cila u përfol si 'molla e sherrit', është ‘bërë e gjallë’. Këngëtarja ka publikuar krejt papritur bashkëpunimin me producentin e njohur Poo Bear dhe i ka surprizuar të gjithë.
Vrasja në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ndodhi më datë 4 tetor rreth orës 21:50, ku pas përplasjes me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha dhe të plagosur, Ervis Martinaj Eljo Hoti. Për ngjarjen në fjalë është u shpallën tre persona në kërkim, mes tyre Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Kjo e fundit është shpallur në kërkim policor, për të dëshmuar për krimin e ndodhur.