Pas 16 vitesh, është rikthyer energjia elektrike në fshatin Gjinovec të Bulqizës. Pasi u vodhën rreth 10 km kabllo në vitit 1997, energjia elektrike ka munguar në këtë fshat. Kjo bëri që shumë familje të brasktisnin fshatin, ndërsa banorët e mbetur tregojnë se kanë hasur vështirësi të mëdha, duke përdorur bombola gazi dhe qirinj. “Deri vonë nuk i kemi njohur as presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrin. Kryeministrin e Shqipërisë e kam njohur vitin e fundit kur erdhën na morën me furgon në një takim elektoral në Bulqizë”, është shprehur një banor për mediat.