Rikthehet Erkand Qerimaj, Shqipëria
premton medalje të arta në Tel Aviv

Shqipëria do ta nisë sot konkurrimin në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Izrael, Tel Aviv. Shqipëria do të përfaqësohet nga 4 sportistë, Erkand Qeriamj, Romela Begaj, Daniel Dogelli dhe Ervis Tabaku. Romela Begaj do të garojë sot në orën 17:30 në peshën 63 kg. Po ashtu sot do të garojnë edhe Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli, në peshën 77 kg. Ndërsa Ervis Tabaku do të do të garojë ditën e premte në orën 19:30.

Në prag të konkurrimit të ekipit kuqezi në Izrael, trajneri i ekipit kombëtar të peshëngritjes, Zef Kovaçi shprehet optimist se shtangistët tanë do të arrijnë që të futen në zonën e medaljeve. “Sportistët janë në gjendje të mirë dhe gati për të garuar. Gjithmonë kemi pretenduar për medalje në Evropian dhe këtë do të bëjmë edhe në këtë kampionat” tha ia. Risi është rikthimi i Qerimajt pas dënimit për përdorim të substancave të ndaluara.

Pavarësisht se ka kundërshtarë shumë të fortë në peshën 77 kg, Qerimaj shpall ambiciet për vendin e parë. “Është një garë e fortë, pasi është rikthyer edhe kampioni i botës duke e rritur konkurrencën. Synimi im është që të hyj në zonën e medaljeve, më pas do luftoj për vendin e parë. Në këtë kategori garon edhe Godelli, i cili gëzon një formë të mirë dhe pretendon po ashtu për medalje.

Shpresoj që të kthehemi nga Izraeli me medalje, pasi jam përgatitur shumë për Kampionatin Evropian”. Edhe sportistja tjetër shqiptare, Romela Begaj sytë i ka nga medaljet. “Parashikoj një garë shumë të fortë në kategorinë ku unë do të garoj, pasi edhe kundërshtaret kanë rezultate të larta duke pretenduar zonën e medaljeve. Jam stërvitur mirë për Evropianin dhe shpresoj që gjithçka të shpërblehet në mënyrën më të mirë.

Objektivi është që të mos kthehem pa medalje nga Izraeli”. Me objektiva të qarta është edhe sportisti tjetër Ervis Tabaku që do të mbyllë garën për shqiptarët. Në ndeshjet e sportistëve tanë në Izrael pritet që të udhëtojë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Theksojmë që Shqipëria shpëtoi në minutat e fundit nga eliminimi, pasi nuk kishte shlyer detyrimin financiar 25 mijë Dollarë për 4 rastet me doping në 2012. Peshëngritja është i vetmi sport që i ka sjellë Shqipërisë medalje në garat ndërkombëtare, ndërsa ministra ka premtuar mbështetje maksimale.


d.bshqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan