Portieri i ekipit të Realit të Madridit, Iker Casillas është rikthyer në stërvitje pas një mungese relativisht të gjatë pas problemit në dorën e majtë. Mjekët i kanë dhënë aprovimin 'gardianit' të portës që të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

Sipas gjasave, Iker do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë më datë 30 mars në takimin përballë Real Zaragozës për kampionat.

Periudha e riaftësimit do ti marrë pak kohë spanjollit duke vënë në pikëpyetje edhe prezencën në formacionin e parë duke ditur që Lopez po shkëlqen dhe Murinjo nuk e ka shumë në zemër kapitenin.

Megjithatë mbetet për tu parë se si do të veprojë tekniku me spanjollin që është idhulli i tifozerisë së bardhë në ‘Bernabeu’.