Rikthehet jetëgjatësia pas pandemisë, gratë jetuan mesatarisht 80.9 vite dhe burrat 77.3 vite më 2022

Rikthehet jetëgjatësia pas pandemisë, gratë jetuan mesatarisht 80.9 vite dhe burrat 77.3 vite më 2022

Foto ilustruese

Jetëgjatësia u rikthye me ritme më të larta se para pandemisë, si për burrat dhe për gratë gjatë vitit të kaluar, raportoi INSTAT. Më 2022, gratë në vendin tonë jetuan mesatarisht 80,9 vite, kurse burrat 77.3 vite.

Gratë jetuan 2.2 vite më shumë se në vitin 2021 dhe burrat 2.9 vite më shumë, duke kaluar edhe nivelet para pandemisë. Jetëgjatësia shënoi rritje të shpejtë, nga efekti numerik që krijoi pandemia Covid-19 me mortalitet të lartë në vitet 2020 dhe 2021 sidomos tek burrat. Për gjithë vitin 2021, në vend u shënuan gjithsej rreth 30.6 mijë humbje jete, duke regjistruar nivelin më të lartë rekord të arritur ndonjëherë në historinë e vendit.

Në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, vdekjet në vitin 2021 janë rritur me 40%. Mosha mediane (që ndan popullsinë në dy gjysma të barabarta) për burrat, në vitin 2022 është 38,1 vjeç, ndërsa për gratë, 39,7 vite. Mosha mediane më e lartë te gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2022 gratë jetojnë 3,6 vite më shumë se burrat.

Jetëgjatësia është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%. Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja