TIRANE- Vazhdojnë përplasjet mes policisë dhe familje të cilat janë në konflikt pronësie me firmën e ndërtimit të Namik Pelivanit tek Unaza e Re në Tiranë.
Banorët kanë dalë sot në mëngjes për të bllokuar punimet në kantierin e ndërtimit në shenjë proteste për mos zbatimin e kontratës që banorët thonë se kanë firmosur me ndërtuesin Pelivani.
Disa gra dhe burra kanë tentuar të bllokojnë një kamion të shkarkojë materiale inerte pranë pallatit, dhe një 30 vjeçar është vendosur poshtë kamionit. Në këtë moment ka ndërhyrë policia për të larguar të riun, ndërsa disa gra kanë ndërhyrë për të mos lejuar policinë të kryente veprimin. Ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë që kanë përfunduar në shpqërimin e 5 personave në komisariat, njëri prej tyre 30 vjeçari që u shtri poshtë kamionit.
Tre vite më parë mes familjeve të këtyre grave, por dhe të disa familjeve të tjera, gjithsej 23, dhe ndërtuesit Namik Pelivani ishte nënshkruar një kontratë e rregullt ligjore për shembjen e shtëpive të tyre, dhe më pas kompensimin me apartamente, e dyqane, pas përfundimit të pallatit. Pallati duhej të ishte përfunduar në maj të 2011 dhe ndërsa godina është ende në ndërtim e sipër, gratë thonë se ndërtuesi i ka ndërprerë dhe pagesën e qerasë së shtëpisë ku aktualisht banojnë. Sipas një marrëveshjeje qeraja do të paguhej nga ndërtuesi deri në momentin kur familjet të hynin në apartamentet e tyre të reja.
Historia e konfliktit tërhoqi vëmendjen e publikut kur në mars të 2012 disa gra tentuan të vetëvriteshin duke u hedhur nga tarraca e katit i 10-të nëse nuk do të zbatohej kontrata. Në gjyq është hapur një proces juridik.
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Grate protestuan dhe ne prill