Kukësi është rikthyer. Skuadra verilindore pas nisjes shumë të dobët të sezonit ka marrë një tjetër fitore në Superligë. Për javën e 7 të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Stavri Nica, mposhti 2-1 me përmbysje Erzenin, duke marrë fitoren e dytë në 3 javët e fundit, ndërsa numëron edhe një barazim me Teutën.
Ndërkohë për Erzenin kjo ishte disfata e dytë rradhazi, pasi para pak ditësh u mposht edhe nga Skënderbeu.
Po për javën e 7 të Superligës janë edhe dy sfida në program, me Dinamon që në orën 18:00 pret Vllazninë, ndërsa të martën Laçi sfidon Tiranën në Selman Stërmasi.