Rikthehet “Coppelia” në TKOB

Rikthehet “Coppelia” në TKOB
Baleti me dy akte “Coppelia” këtë herë me një koreografi tërësisht të re nga Ilir Kerni do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në datat 27, 28 dhe 29 qershor në orën 20.00.

Me skenografi të Zorz Drausnik dhe kostumet nga Ljubica Wagner kjo shfaqje do të na rikthejë edhe njëherë në një botë përrallash ku protagonistja kryesore Svenilda (Ledia Sulaj, Adela Muçollari) do të luftojë për dashurinë e Franz (Endri Shkoza, Fatjon Lito), i cili joshet nga bukuria e kukullës Coppelia.

Në këtë histori janë të lidhur konflikti midis idealizmit dhe realizmit, artit dhe jetës: Franz është joshur të zgjedhë mes gruas perfekte, kukullës Coppelia dhe gruas natyrale Svanilda.

Muzika është e kompozitorit Leo Delibes (1836-1891). “Coppelia” prezanton shkëputjen nga bota e trishtuar dhe e errët, tipike e baleteve romantike (Giselle, La Sylphide), sepse është plot me humor, energji dhe shkëlqim dhe përmban vallëzime me karakter të gëzuar dhe të dashur.

Shoqërohet me vale valle hungareze dhe mazurka një valle polake, shumë popullore të 800-ës, të cilat u përfshinë për herë të parë në këtë balet. Historia është marrë nga tregimi “Der Sandmann” i E.T.A. Hoffmann (1776-1822), shkrimtar romantik dhe kompozitor gjerman.

Në këtë vepër do të interpretojnë solistët, Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOB nën dirigjimin e Stefano Ligoratti, për të cilin është bashkëpunimi i dytë me TKOB. Baletmaester është Alisa Gjoni dhe koncertmaester Enina Llozi. Në rolin e Dr. Copelius vjen balerina kosovare Abetare Hyseni.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike