Rikthehet Leonora Jakupi, baladë me Sinan Vllasaliun

Rikthehet Leonora Jakupi, baladë me Sinan Vllasaliun
Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe Leonora Jakupi i ka munguar skenës muzikore duke mos publikuar këngë të reja.

Megjithatë ajo ka menduar se rikthimi i saj do të ishte më i përshtatshëm me një duet.

Për këtë arsye Jakupi ka bashkëpunuar në një produksion muzikor së bashku me këngëtarin Sinan Vllasaliun.

"Ideja ishte e Sinanit dhe meqë ai është një ndër këngëtarët tanë më të mirë për të cilin gëzoj jashtëzakonisht respekt, më pëlqeu aq shumë idea saqë nuk munda ta refuzoj",- është shprehur këngëtarja për emisionin, “Një kafe me Labin” në RTV 21.

Realizimi i këngës, e cila është baladë ka përfunduar por nuk është vendosur nëse ajo do të shoqërohet me një klip.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?