Rikthehet ‘lufta’ e Volorekës...historia e konfliktit të djalit pronarit të hotelit në Pogradec me grupin e ‘Lirit të Rrushkës’ që i bënë 3 atentate

Rikthehet ‘lufta’ e Volorekës...historia e konfliktit të djalit pronarit të hotelit në Pogradec me grupin e ‘Lirit të Rrushkës’ që i bënë 3 atentate

Ilir Berberi

Ilir Berberi

Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari, babai i Johan Muçllari, në dëshminë që ka dhënë më herët pas atentateve të dështuara disa vite më parë, ka treguar edhe se si ka nisur konflikti mes djalit të tij dhe grupit të Berberit, i konsideruar si i “forti” i Pogradecit dhe në qytet thirret “Liri i Rushkës”, për shkak se nëna e tij, quhet Ruzhdie.

“Rreth 4 vjet me parë djali im, ka patur një konflikt me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin dhe djalit tim, i hodhën sprajt në fytyrë. Për këtë gjë është bërë denoncim në polici…”. Ndërsa pikërisht më datë 1 gusht 2019, Johanit është djegur një makinë. Për këtë ngjarje nga kamerat filmike ka dalë që dy persona kanë shkuar t’i djegin makinën dhe njëri prej tyre që kishte fytyrën e zbuluar është identifikuar si Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Mariglen Topuzi është lidhje shoqërore e Meardi Berberi ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…”

Me gjithë hetimet që janë bërë nuk është bërë dot i mundur identifikimi të personit të dytë, për ngjarjen e djegies së makinës. Ndërsa Mariglen Topuzi, sipas policisë është dënuar dhe ka dalë nga burgu rreth 2 muaj më parë. Në kohën që zhvillohej gjyqi ndaj Mariglen Topuzit në Pogradec, thuhet se Jetmir Muçllari, është thirrur nga gjykata në cilësinë e dëshmitarit për t’u paraqitur në 10 shkurt 2020 dhe në kohën që ka shkuar para gjykatës së bashku me djalin e hallës, Ymer Minga, i kanë dalë rreth 30 persona të cilët dolën qëllimisht për të mos e lënë që të futej në gjyq për të dëshmuar për personin e tyre, Mariglen Topuzi.

Disa nga personat që ka njohur dhe që më pas i ka denoncuar në polici për këtë ngjarje janë Ilir Berberi, Meardi Berberi dhe një grup rreth 30 të tjerë në mbështetje të tyre. Për këtë rast ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë Korçë. Pronari i hotel “Voloreka”, Jetmiri ndër të tjera ka sqaruar se edhe në dy raste ku persona të maskuar kanë ardhur për të qëlluar me datë 1 gusht 2020 dhe më datë 8 gusht 2020 që arritën të qëllonin drejt hotelit “Voloreka”, janë persona të porositur nga Meardi Berberi dhe Ilir Berberi, pasi nuk ka konflikte me asnjë person tjetër.

Jetmiri, ka dyshuar se në këtë ngjarje ka marrë pjesë Mariglen Topuzi, pasi ka karakteristikat trupore dhe ecja e personit që shfaqet në kamerat e sigurisë, personi sipas Jetmir Muçlarit ngjason me Mariglen Topuzin. Nisur nga këto dyshime është thirrur në polici, marrë në pyetje dhe më pas arrestuar Mariglen Topuzi.


Lajmi kryesor:

Atentat për herë të tretë djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’, në kërkim i biri i ‘të fortit’ të Pogradecit së bashkë me mikun e tij! Historiku i konfliktit disavjeçar


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt