Rikthehet Mamma Mia 2/TRAILER

Rikthehet Mamma Mia 2/TRAILER<br>
Bëhuni gati të këndoni e kërceni, qeshni e dashuroni! Këtë qershor për të gjithë të apasionuarit e kinemasë vjen Mamma Mia 2. Nën muzikën e grupit të njohur ABBA, 10 vjet pas Mamma Mia 1 publiku mirëpret Mamma Mia!Here we go again.
Me kastin e njohur të aktorëve Amanda Seyfried, Lily James dhe Christine Baransky prisni të shihni një musical që do të marrë vëmendjen e të gjitha mediave. Rikthehemi sërish në ishullin magjik të Kolokairi në Greqi për të pritur më 20 qershor një film që do të bëjë zhurmë.
Producentët Judy Craymer dhe Gary Goetzman risjellin pas 1 dekade i prodhim i cili herën e tij të parë ka xhiruar më shumë se 600 milionë dollarë në të gjithë botën. Edhe këtë herë pritet që kinematë të pushtohen nga admiruesit e filmave të këtij zhanri. Ne mezi po presim.

Redaksia Online
(A.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Medalja e dytë olimpike në 'Paris 2024', Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar

Medalja e dytë olimpike në 'Paris 2024', Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar