Rikthehet në burg, hajduti i makinës
me të cilën u vra kryekomisar Lamaj

Rikthehet në burg, hajduti i makinës<br />me të cilën u vra kryekomisar Lamaj
DURRES -  Rikthehet në burg Gentian Bejtja, personi i akuzuar se ka vjedhur makinën tip BMW që u përdorur në vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamajt.
 
Gentian Bejtaj ishte lënë nga Gjykata e Krimve të Rënda në Tiranë për mungesë të kompetencës ia kaloi gjykatës së Durrësit.
Kjo gjykatë e la Gentianin në masën detyrim me paraqitje.

Prokuroria apeloi për ndryshimin e masës së sigurisë.
 
Më datë 11 shtator ishte seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë së Bejtajt në Apelin e Durrësit. Por në ditën e masës avokati i tij Gramoz Lika, nuk paraqit pasi ishte vetë person i arrestuar.
 
Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën nga detyrim me paraqitje në arrest me burg, duke e rikthyer në burg Gentian Bejtajn.
 
Policia e Krujës kur ka shkuar të ekzekutuar vendimin e arrestit ka sekustruar dhe një armë snajper. Lajmi bëhet  i ditur nga shefi i komisariatit të Krujës.

Nga ana e tij avokati ka deklaruar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

ARRESTIMI DHE LIRIMI I GRAMOZ LIKES
Arrestimi i avokatit Gramoz Lika më 11 shtator u bë për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit". Ai u akuzua në momentin kur ka marrë shumat financiare prej 5 mijë euro nga një shetas kosovar, që interesohej për lirimin e të afërmit të tij. Sipas policisë dyshohej se Lika kishte ndërhyrë tek një gjyqtar në Durrës, për të liruar klientin e tij nga Kosova. Por Lika u lirua më 13 shtator me vendim gjykate e cila e vlerësoi ndalimin e tij të paligjshëm. Sipas gjykatës nuk kishte prova që avokati të kishte ndërhyrë tek një gjyqtar në Durrës, për të liruar klientin e tij nga Kosova.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)