Rikthehet në Gjykatë dosja e Shkëlqim Mirit/ Prokuroria kërkon konfiskimin e rreth 30 mln lekëve

TIRANË- Rikthehet sërish në Gjykatë e Krimeve të Rënda dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri. Prokurori Klodian Braho ka kërkuar konfiskimin e 174 810 euro, 1000 dollarëve dhe 9 6050 000 lekëve shqiptarë. Braho ka kërkuar që administrimi dhe përdorimi i pasurisë së Mirit t'i ngarkohet Erion Rickut, administrator i agjensisë së pasurive të konfiskuara.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se seanca e parë për këtë kërkesë mbahet më 11 shtator 2019.

Shkëlqim Miri u arrestua nëntorin e vitit 2017 për korrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Ndërkohë që Apeli vendosi që të ulë 8 muaj burg.

Shkëlqim Miri sipas gjykatës përfitoi 30 mijë euro ryshfet nëpërmjet Kujtim Mirit për të lënë në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda,ç’ka do t’i sillte këtij të fundit lirinë.

Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.

Kërkesa e prokurorit Klodjan Braho

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja