Rikthehet në Tiranë konkursi kombëtar i teknologjisë, BiblioTech, për fëmijë dhe të rinj për t'i inkurajuar ata të zhvillojnë ide teknologjike dhe inovative si dhe t'i përgatisë ata për vendin e punës të së ardhmes duke rritur aftësitë e tyre digjitale dhe të sigurisë në internet.
Nga datat 6-7 dhe 8 maj në Parkun Olimpik, falë edhe mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, fëmijë të moshave 8-18 vjeç do të kenë mundësinë që të zhvillojnë koncepte teknologjike dhe inovative përmes argëtimit, mësimit me metoda tërheqëse dhe interesante dhe nëpërmjet prezantimeve.
Aplikantët do të marrin përvoja mbi orientimin dhe zgjidhjen e problemeve përmes një programi tre ditor të drejtuar nga mentorë, duke ndihmuar dhe inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë të sjellin në jetë idetë e tyre.
Në këto tri ditë frymëzuese, fëmijët dhe të rinjtë do të nxisin dhe udhëheqin konceptualizimin e ideve teknologjike. Ata do të angazhohen në përvoja teknologjike, ndërtimin e besimit, rritjen e njohurive të tyre dhe zhvillimin e aftësive dhe shprehive të të mësuarit.
Qëllimi i kësaj sfide është rritja dhe zgjerimi i interesit të fëmijëve dhe të rinjve për teknologjinë, inovacionin, modelimin e qendrave sociale, të mirat digjitale dhe mbrojtjen online, ndërsa do të mësojnë nga njëri-tjetri të zgjidhin problemet në ekip.
Çmimet: Sfida do të ketë 3 fituesit e parë për grupmoshat e mëposhtme:
1. Vendi i parë për inovatorët 8-11 vjeç
2. Vendi i parë për inovatorët 11-15 vjeç
3. Vendi i parë për inovatorët 15-18 vjeç
Teknologjia, e cila po zë vend gjithnjë e më shumë te gjenerata e të rinjve, është sot në qendër të zhvillimit të hapësirave publike në kryeqytet, veçanërisht bibliotekave, të cilat po transformohen gjithnjë e më shumë në funksion të teknologjisë.
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
16.7%
-
Jo
83.3%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 12
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor
2 Maj, 16:04
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit dhe humb jetën
2 Maj, 14:52
-
Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë
2 Maj, 14:35
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj, 12:46
-
Ali Ahmeti 'Qytetar Nderi' i Tiranës: Na keni mbështetur! Edhe Rama në ceremoninë e bashkisë: Vetëm ai më kthente këtu! Veliaj: Politikani model
2 Maj, 12:09
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30
-
‘Tempulli 3’/ Shisnin drogë në lokalet natës e afër shkollave, 20 në pranga, 10 në kërkim! Sekuestrohet 3.5 kg kokainë! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani
2 Maj, 08:04
-
Sherr te Zjarrfikësja në Kavajë, zjarrfikësi nxjerr thikën të qëllojë kolegun, dëmton veten
2 Maj, 08:00
-
Lorenc Vangjel: Erion Veliaj fiton betejën me publikun! Strategjia e tij e përbashkët me kryeministrin është një kurth për opozitën
1 Maj, 22:47
-
Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Protesta para prokurorisë, e dënueshme! Kthupi: Lajm i mirë që u thirr nga drejtësia
1 Maj, 21:39
-
Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit
1 Maj, 20:56