SHKODER - Pas shumë vitesh emigracion në shtetit fqinjë Greqi, Ana Preka ka hapur “Fondacionin Anna” në Shkodër, për të ndihmuar të gjithë personat në nevojë dhe ata me aftësi ndryshe.
Frymëzimin për këtë nismë Ana Prekës ia ka dhënë motra e saj. Ajo ishte një ndër motivet kryesore për të hapur këtë fondacion në ndihmë të personave me aftësi ndryshe.
“Pas shumë vitesh emigracion. Pas 24 viteve emigracion kthehem në vendlindjen time që është Shkodra dhe një shtyrje tjetër ishte sepse unë kam një motër që është e smurë dhe ajo ishte motivi për të kirjuar këtë fondacion”- thotë drejtoresha e fondacionit.
Presidentja Preka pohon se hapja e fondacioneve është domosdoshmëri për shoqërinë në qytetin e Shkodrës, pasi ka shumë persona në nevojë, ndërsa u bën apel të gjithëve, të japin kontributin e tyre brenda mundësive që kanë.
“Si fillim ka 8 vetë se është fillimi i këtij fondacioni por besoj që këto janë fëmijë që e kanë të nevojshme për të parë diçka tjetër, për të parë një aktivitet, një njeri që ti msojë, që ti nxjerri, të ken diçka të veçantë jo atë të përditshmen që kishin deri tani,” – thotë Ana.
Në këtë fondacion bëjnë pjesë 14 fëmijë me aftësi ndryshe në këto momente. Ata kanë mësuesit dhe psikologët që i gjendën pranë gjatë gjithë kohës.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO