Rikthehet pas tre viteve derbi i
futbollit shqiptar Partizani - Tirana

Pas tre viteve mungesë rikthehet fushë derbi i futbollit shqiptar Partizani - Tirana. Ndeshja e vlefshme për turin e parë të kupës së Shqipërisë pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh në shkallët e stadiumit. Derbi i mungon kampionatit prej vitit 2009 kur Partizani ra në kategorinë e parë, më pas edhe në të dytën duke shënuar periudhën më të errët nga themelimi.

Ngritja në kategorinë e parë, ndryshimi i pronarëve dhe krijimi i një grupi të shëndoshë ka bërë që të gjithë tifozët e kuq të shpresojnë për rikthimin e Partizanit të madh. Të dy tifozeritë respektive "Demat e Kuq" dhe "Fanatics" janë duke ju dhënë dorën e fundit përgatitjeve për të surprizuar me koreografitë dhe kthyer stadiumin në një arenë feste. Pavarësisht se është një ndeshje e shumëpritur, deri në momentin e fundit nuk ka pasur një fushë ku të zhvillohej, FSHF fillimisht nuk ka pranuar që të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" për shkak se dëmtohej terreni në prag të dy ndeshjeve eleminatore të përfaqësueses.

Megjithatë në fund FSHF është dorëzuar duke pranuar që ndeshja të zhvillohej në "Qemal Stafa" në orën 19:00. 133 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet: kupë dhe kampionat.Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 53 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 40 fitore. 40 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

(d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë