Rikthehet për të tretin vit festivali i Porto Palermos, ideatori Olen Çesari: Intepretojnë 36 artistë për 5 fundjava

Për pesë fundjava, kalaja e Porto Palermos në Himarë, do të gjallërohet nga tingujt e muzikës. Për të tretin vit radhazi, rikthehet festivali i Porto Palermos, që do të sjellë në skenë 36 artistë më në zë, si brenda dhe jashtë vendit.

Gjithçka nis më 14 korrik, me artistët operistik, Gëzim Myshketa e Josif Gjipali. Organizatori dhe violinisti i mirënjohur, Olen Cezari, na ndan detajet e këtij edicioni.

“Ky është edicioni i tretë. Ndihem krenar, i lumtur, i lodhur por dhe i habitur nga interesi që po merr ky festival. Jo vetëm për kualitetin e artistëve në këtë festival, por edhe për promovimin që po i bëjmë artit, kalasë dhe të gjithë zonës. Jam krenar për artistët që kemi arritur ti mbledhim. Festivalin do e fillojmë me një nga baritoni më të famshëm në botë që mezi e kemi gjetur. Me Gëzim Myshketën. Kemi 36 artistë që vijnë në 5 fundjava”, tha Olen Cezari.

Nuk do të mungojnë edhe interpretimet e Jazz, Bluz dhe muzikës së tabanit që do të interpretohen nga artistë të tjerë të mirënjohur, si Dren Abazi, Vitmar Basha, Marsela Çibukaj, Eda Zari, apo Elina Duni.

“Kemi muzikë, klasike, të lehtë, kubane, kemi një ylber muzikor që mblidhet këtu në Porto Palermo. Jehona e festivalit po thërret të gjithë fluksin”, tha Olen Cezari.

Festivale të tilla, për ministren e Kulturës, Elva Margariti tregojnë tek turistët se nuk kemi vetëm det, por edhe shumë dimensione të tjera që duhen shijuar.

“Jam vërtet e gëzuar se e kemi nisur bashkë. Ishim të ndërgjegjshëm se pas COVID, duhet të ktheheshim me diçka të re. Kemi rreth 255 aktivitete kulturore, por ato festivalet çdo fundjavë marrin më tepër shikueshmëri. Më vjen mirë që muret e kësaj kalaje në verë gjallojnë më shumë. Ne nuk duhet të tregojmë se kemi vetëm det, por dhe shumë dimensione të tjera”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Gjatë konferencës për mediat, violinisti Olen Cezari, dha edhe një performancë për mysafirët, duke premtuar një natë magjike që do të mbahet në spektaklin e madh që do të mbahet në mbrëmjen e 12 gushtit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë