Rikthehet Pirro Mani te “Netët
e Leximit të Dramës Shqipe”

Rikthehet Pirro Mani te “Netët<br />e Leximit të Dramës Shqipe”
TIRANE- Vepra "Njeriu Hibrid" me autor Pirro Manin është lexuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar. Leximin e ka bërë Spiro Duni si aktori që ka interpretuar komedinë "Turneu" në vitin 1988 të Pirro Manit.  Si kurator i këtij leximi public dhe si student e bashkëpunetor i tij regjisori Spiro Duni eshte shprehur kështu se “është detyrimi i yni për të nderuar këtë burrë që jeten ia kushtoi Teatrit Shqiptar.

Vepra "Njeriu Hibrid" është një farsë që stigmatizon dogmatizmin komunist, duke na paraqitur njerëz pa shtyllë kurrizore të asaj kohe, por me artin e një mjeshtri të skenës që s'dinte të bënte asgjë më mire se "Teatër". Pas shkëputjes së sezonit veror në Teatrin Kombëtar kanë rinisur “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”.

Vepra që u shfaq në skenë të mërkurën në mbrëmje, ishte drama “MISTO” nga regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi. Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundësua nga vetë regjisor/dramaturgu Naun Shundi, ndërsa në role lexuan aktorët: Bujar Asqeriu, Naun Shundi, Julia Ilirjani. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat! Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023

Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat! Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023