Rikthehet Renzo Bossi me diplomën e tij

Rikthehet Renzo Bossi me diplomën e tij
Renzo Bossi ish- student që bëri mjaft bujë me diplomën e tij të marrë në Universitetin ”Kristal” pa vënë këmbën asnjë ditë në auditor është rikthyer sërisht, tanimë jo në Tiranë por në mediat italiane.



Në disa foto të realizuara nga një media italiane shihet Renzo përkrah një gomari. Media vijon më tej duke ironizuar se përse i duhej diploma Renzos. Sipas medias “Secolo XIX “ Renzo së bashku me vëllain e tij janë shpërngulur në një fermë në Brenta, pranë Gemonio.



24, vjeccari ka ndryshuar tanimë mënyrën e të jetuarit, ku gjendet në një fermë, ku së bashku me të vëllanë, kanë blerë dy hektarë tokë për sipërmarrjen e tyre. Renzo zgjohet në mëngjes, ushqen dhitë dhe gomerët si dhe mbledh ftuta në pyll. Puna Politika? Ajo është gjithashtu në bar!

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë