Rikthehet Romir Zalla, “Mbroni 
Shpellarin” në Teatrin “Skampa”

Rikthehet Romir Zalla, “Mbroni <br />Shpellarin” në Teatrin “Skampa”
Shfaqja e cila për pesë net me radhë tërhoqi publikun kryeqytetas këtë herë do të nis rrugëtimin në teatrot e rretheve. Ka qenë pikërisht aktori i cili rrëfen të gjithë rrugëtimin e ‘shpellarit’, një bashkëpunim me regjisoren Inis Gjoni.

romir zalla
 
 “Shfaqja “Mbroni Shpellarin” e pati premierën e saj nga mesi i dhjetorit 2015 dhe në pesë shfaqjet e saj në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli" vitin që shkoi, u prit shumë mirë nga publiku. Në këtë monokomedi besoj se publiku gjeti momente nga jeta e tij e përditshme, problemet e marrëdhënies universale burrë-grua dhe sigurisht edhe qeshi dhe u argëtua me këtë tekst të autorit Rob Becker përkthyer me mjeshtëri nga Artur Lena”, tregon aktori Zalli i cili spikati mjaft mirë në këtë rol.

romir zalla
 
Monokomedia e cila do të ngjitet nesër në teatrin “Skampa” në Elbasan, vjen si terapi në çift, ku synon të sheshojë keqkuptimet mes meshkujve dhe femrave. Aktori ndalon edhe tek turi i cili vijon me rrethet dhe pritet të shfaqet edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

romir zalla
 
 “Regjisorja Inis Gjoni me anë të kësaj shfaqje solli spektakël, energji dhe shumë ngjyra nga jeta e personazhit. Këtë vit për shkak të kërkesave nga publiku, por dhe me dëshirën e mirë për ta risjellë tashmë edhe nëpër qytete të ndryshme shfaqja fillon një tur që nis në Teatrin “Skampa” Elbasan nesër dhe pasnesër, duke vazhduar në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës më datë 29, 30 Janar, Teatrin "Bylis" Fier në datë 5, 6 Shkurt, në Teatrin e "Metropolit" në datën 12, 13, 14 Shkurt në Tiranë, një rast i mirë për të kaluar Shën Valentinin duke u argëtuar me këtë komedi, në teatrin "Poshka" më 21 Shkurt ... e më pas në qytete të tjera në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.

romir zalla

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com