Rikthehet sifilizi pas 2 dekadash 
ISHP: 440 të infektuar..dhe 2 bebe

Rikthehet sifilizi pas 2 dekadash <br />ISHP: 440 të infektuar..dhe 2 bebe
TIRANE - Në vitin 1972 mjekësia shqiptare, ndonëse modeste, zhduku plotësisht sëmundjen e sifilizit,  duke mos shënuar asnjë rast deri në vitet 90-të. Sot, sifilizi,  konsideruar një sëmundje tabu për shkak se merret nëpërmjet seksit,  jo vetëm që është rikthyer, por mjekët japin alarmin se shifrat e raportuara janë vetëm maja e ajsbergut. Kjo pasi shumica e rasteve me sifiliz nuk raportohen.
 
Sipas një studimi të ekspertëve të sektorit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në të vërtetë të sëmurët janë shumë më shumë se sa 440 rastet të regjistruara deri në fund të vitit 2013.
 
Studimi i ekspertëve të ISHP po ashtu vë në dukje se dy vitet e fundit rastet janë dyfishuar. Në vitin 2012 janë regjistruar 98 raste, ndërsa më 2013janë kapur plot 84 raste. Por tashmë, mjekësia shqiptare duhet të merren edhe me një sfidë tjetër: në vitin 2013, dy nëna, një në Korçë dhe një në Tiranë, së bashku me jetën u kanë dhënë dy bebeve të tyre edhe sëmundjen e sifilizit, pasi nuk kanë bërë analizat dhe nuk e dinin ishin të infektuara.

Evi Dani, androlog pranë poliklinikës qëndrore, na shpjegon sëmundja është e kurueshme, por do shumë kujdes. Ajo që e bën këtë sëmundje të rrezikshme është fakti se thuajse të gjitha rastet janë zbuluar rastësisht, teksa personat kanë shkuar të dhurojnë gjak për të afërmit e tyre.

“Personat të cilët kishin vajtur për të dhënë gjak, pra persona që e ndjenin veten të shëndosh aty janë diagnostifikuar një pjesë e mirë. Pra merre me mend se sa e rrezikshme është kjo punë. Jeta e fëmijës me sifilizë është një i smurë tashmë, por për fat të mirë si fëmijët si personat që e mbartin këtë sëmundje po të mjekohen në mënyrë të rregullt kjo gjë kalon”, thotë Dani.
 
Për ekspertët, marrëdhëniet me shumë partner dhe të pambrojtura janë faktorët kryesorë të rritjes së të prekurve nga sëmundja e seksit.
 
“Nëqoftëse do të përdoret prezervativi, është një mënyrë e parandalimit të kësaj sëmundje. Do të kemi një parandalim të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, jo vetëm sifilizin, por edhe shumë sëmundje të tjera, ku midis të tjerave edhe HIV-in . Pra në rastin konkret ne po themi, kjo sëmundje është midis nesh, është shumë e rrezikshme, është infektuese gjithmonë duhet me pas kujdes”, shpjegon agrolog Evi Dani.
 
Por jo vetëm sifilizi, lista e sëmundjeve që vijnë nga seksi i pambrojtur dhe që ka prekur shqiptarët është mjaft e gjatë.

“Sigurisht i pari është HIV-i ose SIDA, është human papiliona virus , hepatitet virale që po bëjnë kërdinë, është uretritet konokoksite dhe jo konokoksite. Sifilizi ka disa faza ku është edhe faza latende që është, ka një periudhë akupacioni paska të gjatë por që është infektuese në rastin konkret. Ne po themi që cdo person një nga shenjat ku kryesisht shpërthejnë në lëkurë por ajo që është më karakteristike është në organet seksuale ku krijohen disa ulçiracione”, thorë Dani.
 
Për ekspertët që merren me trajtimin e sëmundjeve seksuale, mosha e re mesatare që kemi si popullsi, lidhet edhe me këtë kosto, ndaj ata bëjnë apel që në çdo rast e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje mbetet seksi i sigurt.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024