Rikthehet tregu i frutave -perimeve në Sheshin e Flamurit, tregtarët: Të vihet pastërti, duhet patjetër një çezmë uji dhe një banjo

Nisja e punimeve për restaurimin e Parkut kombëtar të Pavarësisë, ka rikthyer tregtarët e frutave dhe perimeve në sheshin e Flamurit në Vlorë.

Prej vitesh një treg provizor pranë Sahatit të qytetit, tregtarët e kanë mirëpritur rikthimin në shtëpinë e vjetër si e vetmja hapësirë në qytet në shërbim të konsumatorit.

 “Këtu jemi më mirë, se jemi dhe larg xhadesë. Unë kam ardhur tani vonë”, shprehet një tregtare.

“Ka dimër, fryn, bie shi, por këtu jam tek vendi im. Vetëm të venë pak pastërti”, thotë një tjetër tregtare.

“Ne e vlerësojmë se kemi dalë për bukën e gojës. Na çuan jashtë, na prunë prapë këtu. Ne kërkojmë një treg si gjithë qytetet e tjera. Këtë kërkojmë”, thotë nje tregtare në Vlorë.

Tregtarët kërkojnë më shumë vëmendje pasi në hapësirën e tregut vijojnë të mungojnë elementët kryesore që nga uji e deri tek tualetet.

 “Këtu për higjenë duhet një çezmë, duhet edhe një banjo se janë gjithë këta njerëz. Por një çezmë duhet patjetër”, thotë një tjetër tregtare.

 “Tregu këtu ka qenë, po treg me standard këtu nuk ka. Është gjynah që punojmë këtu”, thotë një tregtare.

Kështu që shumë prej ish tregut të Orizit janë vendosur në trotuarin pranë Postës, ku edhe kanë qenë përpara restaurimit të Sheshit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama për VOA-n: Nuk komentoj punën e drejtësisë! Vetëm kur ka vendim gjykate si ai i një shpifësi recidiv

Rama për VOA-n: Nuk komentoj punën e drejtësisë! Vetëm kur ka vendim gjykate si ai i një shpifësi recidiv