Pas dy javëve ndërprerje rikthehen seancat e vettingut pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Report TV ka mësuar se seanca e cila pritet të çelë siparin për muajin Maj në vetting është për Fuat Vjerdhën, kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër.

Vjerdha rezulton se është një nga 2 gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në apelin e krimeve.

Shkak për këtë ndërprerje senacash sipas KPK kanë qenë ditët festive dhe anagazhimi i komisionerëve në Bruksel.