TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit, Nure Dreni. Problemet me pasurinë në blerjen e një makine 'Citroen', një apartamenti 152 m2 dhe investimi në bono thesari janë sipas Vettingut shkaku i shkarkimit nga detyra për gjyqtaren. 

Dreni e pranishme në Vetting gjatë dhënies së vendimit nuk bëri asnjë koment pas shkarkimit.  Megjithatë, shkarkimi i gjyqtare Nure Dreni, do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në çështjen e Saimir Tahirit. Kjo sepse Dreni ishte pjesë e trupës gjykuese që do të vendoste mbi fatin ish- ministrit të Brendshëm në Apel më 24 qershor. Pas pezullimit të gjyqtares, deri në një vendim final duket se edhe vendimi për Tahirin do të shtyhet. KLGJ do t'i duhet të zëvendësoj të vend bosh, por gjyqtarja e re do të kërkojë kohë për të shqyrtuar çështjes, që do të thotë shtyrje të gjyqit për ish- ministrin. 

Dreni po ashtu ishte pjesë në apel edhe për rastin e Luan Dacit, por me kërkesë të saj u dorëhoq nga ky gjykim.

1592381088_nure1.jpg

Nure Dreni sot në KPK