Rikthen Tefta Tashkon, 80-vjetori i lumtur i Eno Koços 

Na ishte njëherë një princeshë e muzikës lirike, që këndonte me zërin si gurgullima e krojeve, por jeta e saj për fat të keq u shua shpejt, në moshën 37-vjeçare.

Quhej Tefta Tashko...

Përralla e kohëve moderne do të vijonte me një fund të lumtur.

Ajo lindi një djalë, që në prill të këtij viti mbushi 80 vjeç.

Dirigjenti dhe muzikologu Eno Koço festoi këtë pranverë  80-vjetorin e lindjes.  

80 vjetori i Eno Koços do të vinte me fryte të bukura të talentit muzikor, përmes një koncerti me të bijën soprano, Teuta, me mbesën këngëtare Anna dhe nipin e vogël në piano Max Eno , si dhe mbesën tjetër të Teftës nga Tashkot, pianisten Olta Tashko.  

Tefta Tashko, e la birin e saj jetim 5 vjeç.

Sopranoja Tefta Tashko nuk pati kohë të mendonte se një ditë mund të kishte një mbesë që do të quhej Teuta dhe do të trashëgonte talentin e saj.

Me zërin fantastik të së bijës, Eno Koço çmallet për nënën e munguar

Me këtë 80 -vjetor koncertor, siç duket maestro Eno Koço ka dashur t’ju rrëfejë, atje në qiell prindërve të tij, sopranos së madhe Tefta Tashko e tenorit e baritonit të shquar Kristaq Koço, që u ndanë nga jeta në moshë të re, se tashmë ka krijuar një familje me katër breza muzikantësh.

Brezi i parë ishin prindërit Tefta e Kristaq Koço, ...

Brezi i dytë është Eno Koço,  mjeshtër në dirigjim, muzikolog, akademik.  

Brezi i tretë është sopranoja Teuta Koço –Paulides, e bija e Eno Koços dhe pianistja Olta Tashko –REY, mbesa e Tefta Tashkos nga i vëllai.

Teuta Koço me një karrierë të pasur ndërkombëtare, aktualisht jeton në Londër me të shoqin Olivier dhe dy fëmijët e tyre, Anna Raimonda dhe Max Eno.

Olta Tashko –REY, ka lindur në Tiranë dhe në vitin 1994 ajo u zhvendos në Zvicër për të vazhduar studimet e saj në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë.

Me koncerte e saj ajo ka dëshiruar gjithmonë të transmetojë pasionin e saj për muzikën dhe aktualisht jep mësime pianoje në Gjenevë.

Brezi katërt i muzikantëve vjen me këngëtaren e re Anna Raimonda Paulides, mbesa e Eno Koços nga vajza Teuta, dhe nipi  i vogël Max Eno Paulides.

Anna Paulides ka studiuar piano që në moshën 4- vjeçare dhe violinë në moshën 6- vjeçare. Anna ka marrë pjesë në shumë koncerte, festivale dhe shfaqje në lokalitetin ku jeton. Gjinia e saj e preferuar e muzikës për momentin është të interpretojë në Teatrin Muzikor. Këtë vit, në qershor Anna bëhet 14 vjeç....

Prelud i koncertit  ishte edhe shfaqja premierë e filmit dokumentar të regjisorit Ylli Pepo, “Tashko & Koço, një "love-story" shqiptar”.

Tefta Tashko lindi një djalë, Eno Koçon, që u bë mjeshtër i dirigjimit, muzikolog e akademik.

Maestro Eno Koço ka shumë arsye dhe merita për të qenë i lumtur në këtë 80-vjetor të jetës së tij.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja