Rikthim në 'San Siro', Donnarumma-n e presin me... dollarë: Mercenar (FOTO)

Rikthim në 'San Siro', Donnarumma-n e presin me... dollarë: Mercenar (FOTO)

Giggio Donnarumma

MILANO - Champions League zhvillon sot ndeshjet e katërta në disa grupe. Në "San Siro", Milani pret PSG-në në orën 21:00. Me skuadrën nga Franca luan edhe Giggio Donnarumma. Portieri më herët ka qenë pjesë e kuqezinjve, duke dalë nga akademia e Milanit.

Largimi i tij në 2021 drejt PSG ishte me shumë kritika, teksa tifozët e akuzuan se lojtari la ekipin e fëmijërisë dhe u largua për çështje lekësh. Për këtë, mijëra letra janë printuar me dollarë falso dhe kanë të stampuar fytyrën e portierit, të cilat do hidhen sot në stadium në shenjë proteste kundër tij. 'Mercenar', shkruhet në to.

Me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve, PSG mban vendin e parë në grupin F, ndërsa Milan me dy pikë është në vendin e fundit, duke mos marrë fitore. Kuqezinjtë e kanë "trenin e fundit" për të shpresuar kalimin nga grupi.

Dollarët me fytyrën e Donnarumma-s

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh