Rikthimi i basteve, Shyti: Shteti e humbi bastin e mbylljes! Agalliu: Përfitoi vetëm industria e informalitetit! Sociologu Tushi: Shkaktojnë varfëri e divorce

Komisioni i ligjeve kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për rikthimin e basteve online. Deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet online do të thellojnë problemet sociale.

Profesori i sociologjisë, Gëzim Tushi, i ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, foli mbi rikthimin e basteve në vendin tonë. Sipas Tushit, nga pikëpamja individuale, bixhozi është një sëmundje pasioni. Ndërkohë, nga ana sociale, tha sociologu dëmet janë edhe më të mëdha, ku përfshihen varfëria që sjell në familje, problemet bashkëshortore e të tjera.

'Pasojat janë dy, individuale dhe sociale. Nga pikëpamja individuale, bixhozi është një sëmundje pasioni. Ai që luan bixhoz, mund të sjellë borxhe, vetëvrasje, divorce. Por kanë probleme edhe nga ana sociale. Ata që shkojnë atje, nuk shkojnë për të fituar, por për tu argëtuar. Tek ne pjesa më e madhe se ka për argëtim, por për të kompesuar atë që u mungon. Dëmet sociale janë: varfëria që sjell në familje, problemet në familje, ato bashkëshortore. Jemi në shoqërinë post moderne. Nuk ka sesi të ndalohen.’- tha Tushi.

Ndërkohë, kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti tha se shteti e humbi bastin e mbylljes. Sipas Shytit nuk i mbylli, por i ktheu në të paligjshme.

‘Ky është pasion i cili po të teprohet kthehet në ves. Nëse një pasion e kalon pragun kthehet në ves. Kompanitë e basteve janë në krahun e shtetit kundër të paligjshmeve. Ishin të detyruar se çdo ortak të verifikohej. Krimi në mënyrë jo zyrtare është i përfshirë kudo. Konflikti mes rivalëve në treg ka qenë një nga arsyet pse u mbyllën. U dha leje shteti që të hapen. Shteti e humbi bastin e mbylljes. Nuk i mbylli i ktheu në të paligjshme.’- tha Shyti.

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, u shpreh se, të vetmit që përfituan nga vendimi për mbylljen e basteve sportive, ishte informaliteti. Sipas Agalliut, të gjithë, duke filluar nga kryeministri e drejtuesit e lartë të policisë, e kemi ditur se si ka funksionuar kjo skemë, duke sjellë ndër mend pikat e ngritura informalisht nëpër lagje, me para në për duar, që i shikonin të gjithë.

‘Dhe kush përfitoi? Përfitoi industria e informalitetit. Të gjithë e kemi ditur se si ka funksionuar kjo skemë. Të gjithëve na ka rastisur që luan nëpër lagje, me lekë nëpër duar. Dhe këtë e dimë të gjithë ne, e di edhe kryeministri, edhe drejtuesit e lartë të policisë. Shteti ka për detyrë të kontrollojë tregun.”, deklaroi në fjalën e tij në “5 Pyetjet”, deputeti demokrat, Arbi Agalliu.

Ekonomisti Fatos Çoçoli, deklaroi se, pavarësisht se u ndaluan, bastet sportive dhe lojërat e fatit vijuan, nëpër vende të fshehura, në salla bilardosh, apo nëpër bodrumet e pallateve.

“Pavarësisht se u ndalua, bastet sportive dhe lojërat e tjera të fatit vijuan, nëpër vende të fshehura, në salla bilardosh, në katet përdhese të pallateve tona. Këto pika ilegale nëpër lagjet tona kanë qenë disi të toleruara dhe këtu mund të ketë pasur pjesë edhe fakti se ndonjë punonjës policie merrte ndonjë ryshfet. Por, nga ana tjetër kur lojërat e fatit ishin të lejuara, të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin tejet të mëdha.”, tha Çoçoli.

Rikthimi i basteve online synohet të bëhet përmes licencimit të 10 subjekteve, të cilat të drejtën e licencës do ta kenë për 10 vite. Tarifa e licencimit parashikohet të jetë 400 milionë lekë, të ardhura që shteti synon t’i përdorë për zhvillimin e sportit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 19/09/2023 08:11

    Nuk e kuptoj kush do jete ai person ose ajo firme budallaqe qe do te beje kerkese per liçense.Bastet vazhdojne punojne per mrekulli ne t'zeze,pa taxa,pa gje.Me keto kushte qe ka vene ligji,ja veshtirson lojen lojtarit,jo karta,jo do vesh aq e kaq dhe companise qe do paguaj 25% te xhiros,nderkohe qe vene baste pa asnje kusht dhe nuk njihen taxat fare,taxe 0.Gafa me e madhe ishte qe shteti i mbylli atehere.Keshtu,"bisnesmenve" erdhi per mbare me e hap online,me pune pa liçense.Tani eshte pese me hiç me keto licensat,ose do ti marrin sa per fasade,ku puna do vazhdoj ne te zeze .

    Përgjigju
  • er mali: 19/09/2023 01:55

    po ça shteti, pritni edhe pak se asht duke u formu i Enver i dyte qe do i rigjeneroi gjith drogaxhit e shipris ne minjera dhe gurore , kurse vet shqiperin do e bashkoi me kinen dhe rusin sepse kjo europa ka 20 vjet qe ka kap funin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni