Tiranë - Ish-ambasadori shqiptar në Francë Ylljet Aliçka, foli në Report Tv lidhur me hyrjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë pas betimit të ditës së djeshme. Aliçka tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se Trump dhe ardhja e tij e dytë është pjesë e një evolucioni politik.
'Është pjesë e evolucionit. Nuk duhet të habitemi me evolucionin me politikën në botë. Ka stanjacion, ka dhe momente ku falin figura ku kërkojnë protagonizëm. Për nevojat e brendshme të vendit, por edhe me tipare të një presidenti atipik që reformon, ndryshon ka aftësi të bëjë surpriza. Këto dy faktorë dhe faktori i personalitetit jo tipik që nuk vjen nga përvoja politike po sjellin situata të reja.'
Aliçka thekson se Trump është një president atipik që ka sjellë surpriza në politikën botërore. Ai vlerëson personalitetin e tij të fuqishëm dhe qasjen tranzaksionale në vendimmarrje, duke u fokusuar te zhvillimi ekonomik dhe interesi kombëtar.
'Situata e Trump është atipike. Po konfigurohet një model i ri lidershipit. Lidershipi dominant me personalitet të fuqishëm që po rivendos ekuilibër të ri. Është vullneti i popullit amerikan që ka gjithë këto institucione. Sado që ka mazhorancën në shumë institucione, ai është inercia e një shteti demokratik, është kjo inerci që do e bëjë më të përmbajtur nëse ka impulse. Është një president transkaksioniste më jep të jap, në favor të zhvillimit ekonomik. Inercia e asaj që SHBA kanë vendosur me shekuj check and balance, them se është një shtet që nuk lejon shkele të standardeve të konsoliduara apo të vlerave që janë me shekuj. Gjithmonë do kemi surpriza. Është i aftë për të marrë vendime të befta. Me ngutje të madhe. Ka dhe vlerë simbolike që do punojë me shpejtësi. Por edhe pse brenda 24 orëve do ti marrë me yryç këto vendime?'
Sipas Aliçkës, lidershipi i Trump karakterizohet nga dominanca dhe një diplomaci e bazuar mbi interesa ekonomike.
'Një president që zgjidhet në çdo vend të botës. Interesi i tij qeveritar është në shërbim të qytetarëve të saj. Do ta bëjë më të fortë Amerikën, por nuk është se është dobësuar Amerika. Në konkurrencën e brendshme politike kush e bën Amerikën më të fortë në aspektin ekonomik. Kush ul taksat. Them se është presidenti i duhur në vendin e duhur. Materializon vullnetin popullor. Kush është ai qytetar amerikan që nuk do ti ulen taksat. Janë aspekte joshëse që kur konkretizohen nuk ka qytetarë që nuk do ishte dakord. Një kapitalizëm modern, por jo në favor të oligarkëve, për të rritur standardin e jetesës.'
Ai thekson se SHBA do të kërkojë protagonizëm global dhe do të rivendosë ekuilibra të rinj me fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina.
'Për momentin nuk mund të parashikohet gjë me saktësi. Trump nuk ka dhënë indikacione si do jenë marrëdhëniet me Europën. Ndjehet një farë shqetësimi sidomos krahu i majtë, që po ndjen humbje. Administrata me Trump do veprojë mbi bazën e interesave. Atëherë kur do i interesojë një vendim është interesi ekonomik. Do të brumosë këndvështrimin e interesave brenda vendit. Do merret vesh me Europën për sa kohë i intereson Shteteve të Bashkuara.'
Aliçka sugjeron se politika e Trump është një thirrje për Europën që të forcojë mbrojtjen dhe të ndërtojë një politikë më të fortë ushtarake, ndërsa SHBA synon të riafirmojë rolin e saj lider në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë bipolare.
'Ftoi partitë e djathta. Fakti që nuk e ftoi presidentin Macron, ftohet Eric Zemun, ekstrem i djathtë. Ka një orientim politik përveç interesave ekonomike.'
Aliçka e përfundon analizën e tij duke theksuar se presidenca Trump do të sjellë vendime të shpejta dhe surpriza, duke reflektuar një epokë të re të politikës globale.
'Bota është në moment të brishtë. Standardet që do përdor do jenë në këndvështrimin e biznesit. Është një diplomaci më e drunjtë, më e drejtpërdrejtë me negociata të gjata. Do përpiqet të vendos ekuilibra të rinj me Rusinë dhe Kinë. Bota nuk është më multipolare, por bipolare. Amerika kërkon protagonizmin e saj. E vështirë të thuhet në do arrijë paqen e shpejtë.
Trump në retorikën dallohet për gjuhën e drejtpërdrejtë të ashpër që ka avantazhet e saj. Është çështje ekuilibrash. Po i hedh si teza për të parë reagimin e popullit kanadez. Do jetë shumë e shpejtë marrja e Kanadasë, do jetë shumë e shpejtë emërtimi i Gjirit të Amerikës. Mesazhi është që BE duhet të shtrëngojë rripat, të ndërtojë një politikë më të fortë ushtarake. Është një politikë e interesave. Diplomaci mbi interesa pa mohuar vlerat. Ka detyrim moral si vendi i demokracisë.'