Rikthimi në hapësirë, NASA pritet të provojë sërish rrugëtimin drejt Hënës të shtunën

Rikthimi në hapësirë, NASA pritet të provojë sërish rrugëtimin drejt Hënës të shtunën

Raketa 'Artemis 1'

NASA do të përpiqet sërish të shtunën të nisë raketën e saj të re drejt Hënës në një fluturim provë, pasi problemeve me motorin të cilat penguan nisjen të hënën.  Drejtuesit thanë se po ndryshojnë procedurat e furnizimit me karburant. Një sensor difektoz gjithashtu mund të jetë bërë shkak për braktisjen e lëshimit të së hënës, vunë në dukje ata.

Raketa 98 metra e gjatë – më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA – mbetet në platformën e saj në Qendrën Hapësinore Kennedy, me një kapsulë ekuipazhi të zbrazët. Raketa “Space Launch System” do të përpiqet ta dërgojë kapsulën përreth Hënës dhe ta rikthejë në Tokë. Askush nuk do të jetë në bord, përveç tre manekinëve të provës. Nëse del me sukses, kjo do të jetë kapsula e parë që do të fluturojë në Hënë që nga koha e programit të NASA-s, “Apollo”, 50 vjet më parë.

Vazhdimi i punës për një nisje të shtunën do të sigurojë të dhëna të mëtejshme, edhe nëse problemi rishfaqet dhe numërimi mbrapsht ndalet përsëri, tha drejtuesi i programit të raketave të NASA-s, John Honeycutt. Kjo është më mirë “se të rrimë ndenjur duke kruajtur kokën, a ishte mjaftueshëm mirë apo jo”, tha ai.

“Bazuar tek ato çfarë kam dëgjuar nga ekipi teknik sot, ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të shqyrtojmë të dhënat dhe të përmirësojmë planin tonë të fluturimit”, tha ai.

Gjatë përpjekjes së nisjes që u bë ditën e hënë, parametrat treguan se një nga katër motorët kryesorë në fazën bazë të raketës nuk mund të ftohej mjaftueshëm përpara ndezjes së planifikuar për ngritjen. Edhe tre motorët e tjerë ishin pak më të ngrohtë se ç’duhej.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s