Maria Ceni është maturante në gjimnazin “Qemal Stafa”, e cila është dakort me mendimin e Ministrisë së Arsimit për kthimin e maturantëve në shkollë nga data 18 maj-5 qershor, por mendon se do të ishte mirë që të shkonin në shkollë disa ditë më herët, në mënyrë që të mbushnin boshllëqet e krijuara gjate periudhës së pandemisë Covid-19 por edhe tërmetit.
“Ne maturantët duhet të vijmë përsëri në shkollë për të bërë konsultime, për të mbushur ato boshllëqe që kemi sidomos nga mësimi online në këtë periudhë në këtë kohë pandemie, por në fakt ne kemi dhe boshllëqe të tjera që nuk arritëm dot t'i mbushnim që nga koha e tërmetit. Duhet thënë në fakt që ky vit ka pasur goxha faktor negativ që kanë ndikuar në përgatitjen tonë. Mu duk goxha me vend fakti që ne do të kthehemi në shkollë, por ndoshta 14 ditë nuk janë të mjaftueshme për të mbushur këto boshllëqe për të cilat unë fola. Për mendimin tim në fakt do të ishte mirë qe në të shkonim në shkollë edhe disa ditë më herët, që konsultimi që ne do bëjmë për provimet që do japim në qershor të jetë më i gjatë dhe ne të përgatitemi jo vetëm nga ana e dijes por dhe nga ana psikologjike.
Në fakt ndihemi paksa të frikësuar që do rikthehemi në shkollë në këtë periudhë. Duke marrë parasysh vetëm shkollën tonë që ka gati 11 klasa të 12-ta, një numër mesatar nxënësish 30 apo 35, janë shumë veta të cilët do frekuentojnë një institucion, gjë e cila sjell që të rritet edhe shkalla e përqindjes që ne mund të infektohemi. Mjafton një person për të infektuar një klasë po themi në rast se nuk do të respektohen masat që janë vendosur. Nuk mendoj se të gjithë ne jemi shumë të sigurt. Nëse deri dje përpara kësaj situate, përpara tërmetit në fakt ishim një herë të frikësuar, me tërmetin u bëmë dy dhe tashmë me Covid-19 që qëndruam kaq kohë në shtëpi të mbyllur dhe me këtë proces të mësuari mund të jemi gati 15 herë më të frikësuar, pasi sjell një pasiguri të madhe tek ne dhe mendoj se jo të gjithë do të kenë mundësi që ta shfaqin veten maksimalisht në këto provime”, u shpreh maturantja.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ID, diplomë e 2 foto me vete/ Nis sot regjistrimi i maturantëve në fakultete! Arjan Xhelaj: Mos u dekurajoni, ruani degën e preferuar në kohë reale
29 Gusht 2024, 15:34
-
Ministrja Denaj thirrje maturantëve për të zgjedhur Universitetin Bujqësor: Mundësi për karrierë të suksesshme
2 Gusht 2024, 14:49
-
Akademia e Sigurisë përfshihet në portalin ‘UAlbania’, 100 kuota për studime në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit
15 Korrik 2024, 12:20
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
23 maturantë nga trojet shqiptare provim për ‘Mjekësinë’, do paguajnë tarifën aktuale! Përjashtohen nga detyrimi të punojnë 5 vite në Shqipëri
18 Shtator 2023, 16:41
-
43% e maturantëve zgjedhin ‘Ekonomikun’, 15700 aplikime në pesë degë studimi! Këtë vit, regjistrimet në universitet vetëm në dy faza
28 Gusht 2023, 17:31
-
Shtohet interesi i maturantëve për Universitetin Bujqësor, zv. Rektori: Mbi 2 mijë aplikantë zgjodhën UBT-në! Për degët prioritare hiqet tarifa, jepet paga stimuluese
8 Gusht 2023, 15:30
-
Hapen aplikimet për universitet, maturantët mund të aplikojnë për 10 programe studimi në UAlbania, vetëm 2 raunde regjistrimi
29 Korrik 2023, 08:24
-
Hapen aplikimet për maturantët që do të nisin studimet e larta në Shqipëri, portali UAlbania do të jetë i hapur nga 29 korriku deri më 3 gusht
28 Korrik 2023, 12:06
-
Gjimnazistët e 'Partizanit' diplomohen në shkollën e re, Veliaj: Premtim i mbajtur, por edhe i merituar, për skuadrën fantastike të ‘partizonsve’
6 Korrik 2023, 15:14
-
Nis procesi i rivlerësimit të provimeve të Maturës! Nxënësit ankimojnë testin, pretendojnë nota të larta! Tek 'Sami Frashëri' kërkohet rikorrigjimi i matematikës
3 Korrik 2023, 16:51
-
Matura Shtetërore 2023, publikohen notat e provimeve me zgjedhje! Vetëm 153 maturantë marrin notën 10, 746 prej tyre u vlerësuan me 4
26 Qershor 2023, 18:49