Rikthimi i volejbollit, sportistja e Skënderbeut: Na kishte munguar, tani presim rikthimin e tifozëve (VIDEO)

Që prej datës 13 shkurt, gati një vit pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, ka nisur sezoni i ri i volejbollit. Deri më tani janë zhvilluar tre javë kampionat, ndërsa për Report Tv një prej volejbollistëve të Skënderbeut, Stela Kiri, thotë se i kishte munguar gara. Me fillimin e kampionatit ajo shton se ka ndryshuar edhe regjimi që një sportist ndjek gjatë ditës.

“Normal që na kishin munguar ndeshjet sepse kemi punu për këtë punë dhe stërvitja nuk ka vlerë nëse kampionati nuk fillon. Zakonisht sportistët bëjnë gjithmonë regjim, por në fillim të kampionatit do të ndryshojë dhe ka për të qenë më strikt,”-u shpreh ajo.

Pavarësisht se i janë kthyer pallateve të sportit volejbollisteve iu mungojnë tifozët.

“Tifozëria ka shumë rëndësi për sportistët, sidomos për një sport si volejbolli, por që vendimet e qeverisë kanë qenë të tilla dhe ne vazhdojmë ti respektojmë,"-deklaroi Kiri.

Përsa i përket Skënderbeut, skuadrës ku luan Kiri, udhëheq kampionatin pas tre ndeshjeve me pikë të plota, 9. Volejbollistja thotë se skuadra e saj këtë sezon synon titullin kampion.

“Synimi i Skënderbeut është titulli kampion, kështu që objektivat janë mëse të qarta,”-tha volejbollistja.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare