Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë se pyjeve të vendit tonë i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj.
Sipas kreut të qeverisë mbjellja e këtyre fidanëve shërben për rikuperimin e ekosistemeve dhe pasurisë sonë pyjore.
“360,000 fidanë të rinj i janë shtuar pyjeve tona, një rezultat konkret i shpalljes së Vitit të Pyjeve dhe angazhimit që ka vijuar për ripyllëzim të qëndrueshëm, rikuperim të ekosistemeve dhe forcim afatgjatë të pasurisë sonë pyjore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komento
Komente











