Rikuperim në frymën e fundit, Ylber Sefa kampion i turit të 79 çiklistik të Shqipërisë: Në Memaliaj i dhashë goditjen rumunëve dhe holandezëve

Shqiptari Ylber Sefa është fituesi i rrethit të 79 çiklistik të Shqipërisë. Edhe pse humbi fanellën e verdhë një ditë më parë, në etapën Vlorë-Gjirokastër, 31-vjeçari rikuperoi këtë të shtunën në etapën e pestë Gjirokastër-Fier. Në vendin e dytë u rendit azerbajxhanasi Elchin, ndërsa podiumin sot e siguroi edhe kroati Baraç.

“Sinqerisht ishte e lodhshme sepse vapa bëri punën e saj. Gjithashtu kemi katër ditë rresht që luftojmë me ekipin rumun dhe holandez. Realisht edhe ata ishin të lodhur dhe në maloren sa kalon Memaliajn dhashë goditjen e fundit duke krijuar edhe distancën,”-u shpreh Ylber Sefa, çiklist.

Për Sefën etapa e pestë ishte më shumë individuale, ndërsa thotë se kjo fitore do ta ndihmojë shumë në të ardhmen.

“Kjo fitore do të thotë sakrificë, punë e palodhshme e ekipit dhe gjithashtu motivim për vitin e ardhshëm,”-deklaroi Ylber Sefa, çiklist.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë për herë të katërt është pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, ndërsa morën pjesë 12 ekipe, 3 shqiptare dhe 9 të huaja. Në total ishin pesë etapa me 728 kilometra rrugë të përshkruara.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen