Rilindasi/Dilema e armëve: I
përkisnin apo jo Skënderbeut?

Rilindasi/Dilema e armëve: I<br />përkisnin apo jo Skënderbeut?
TIRANE- Reliket e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, mbyllen sonte në kuti, dhe nën masa të rrepta sigurie nisen sërish drejt Vjenës. Mbi 1 milion e 700 mijë vizitorë i kanë kundruar nga afër gjatë ditëve të ekspozimit në muzeun Kombëtar. Por pak prej tyre mund ti kenë kundruar nën kureshtjen dhe dilemën e diskutuar shpesh në rrethet e historianeve: Janë apo nuk janë armët origjinale të Skënderbeut këto?

Matthias Pfafenbichler është një prej specialistëve në Muzeun e Vjenës, të cilit do ti referohemi në këtë ditë të lamtumirës me këto relike të shenjta. Ai sjell në një studim të tijin me titull "Përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skënderbej" disa argumente e analiza përmes të cilave përforcon dyshimet dhe dilemat për prejardhjen e vërtetë të këtyre armëve.

Sipas tij përkrenarja është e ndërtuar nga pjesë të ndryshme që i përkasin kohëve dhe vendeve të ndryshme. Mbase vetëm koka e dhisë i ka përkitur Skënderbeut... Po ashtu dilema e mospërputhje ka edhe për shpatat. Po si kanë përfunduar deri në Vjenë këto armë? Ky studim na zbulon mjaft kureshti, serivur nga këndvështrimi i Matthias Pfafenbichler. Shkrimi i tij u botua në vjetarin e 2008-ës, një botim special me studimet e punonjësve të muzeut mbi objekte e tema të ndryshme. Redaksia ka përkthyer të plotë studimin e Matthias Pfafenbichler, dhe e sjell për lexuesit të plotë. Këtij studimi i janë referuar viteve te fundit, mjaft studiues e historianë, ndër ta edhe Oliver Schmid për librin e tij "Skënderbeu"..


Shkrimin e plote mund ta lexoni tek suplementi Rilindasi, përktheu nga gjermanishtja Armand Plaka

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz