Në vitin 1937, me rastin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë, eshtrat e tij u sollën nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, duke parashikuar edhe ndërtimin e një varri të denjë për të më pas.
Ky varr u bë e mundur të përurohej vetëm pas tre vjetësh në kohë të Italisë. Varri monumental u ndërtua në oborrin e madh të Kryegjyshatës, duke patur parasysh përkatësinë fetare të poetit dhe vargjet e pafundme që ai i kish kushtuar bektashizmës.
Monumenti ishte i gjithi në mermer të bardhë, në përputhje me stilin monumental të kohës. Mbi të, qenë vendosur simbole bektashiane dhe një shqiponjë e madhe dykrerëshe e gdhendur po në mermer.
Në foto shihen autoritetet fetare tek rrijnë me respekt në këmbët e varrit, duke pasur në midis, të mbështjellë me flamur kombëtar, arkivolin e vogël me eshtrat e poetit, përpara se të ndryhen në varr.
Më pranë tij, qëndron vetë Kryegjyshi Sali Njazi Dedei, i cili do të vdiste vetëm pak muaj më vonë, në 28 nëntor 1940 në një atentat që nuk u sqarua asnjëherë. Naimi pushoi në këtë varr, pa e ditur se do ta nxirrnin sërisht që andej.
Në vitin 1967, në kuadër të mbylljes së institucioneve fetare, eshtrat u nxorrën sërisht për t’u vendosur në varrin e përbashkët me vëllezërit e tij Abdyl dhe Sami në Kodrat e Liqenit.
Ndërkaq monumenti i vjetër u shkatërrua pa mëshirë, duke i humbur kujtesës sonë kolektive edhe një brilant tjetër, egzistenca e të cilit na dëshmohet vetëm nga këto foto.

(Foto e rrallë e ceremonisë së varrosjes së eshtrave të Naim Frashërit në vitin 1937)
Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com