Në një demokraci funksionale opozita politike ka një vend të rëndësishëm kushtetues dhe politik. Ajo gëzon mekanizma mbrojtjeje (pjesëmarrje parlamentare,
qeverisja lokale, grupe pune të përbashkëta, protokoll shtetëror), si dhe ka përgjegjësi konkrete (kontrolli i qeverisjes, oferta alternative, hapësirë për përfaqësim politik dhe shanse rotacioni). Në praktikat e jetës parlamentare shqiptare kemi pasur disa modele opozitare: simbolike (me 25% deputetë), të maturuar (me 40%
deputetë), agresive (bojkotet parlamentare), konstruktive (bashkëpunuese në vendimet themelore), dhe fatet e saj politike janë vendosur nga dy faktorë, nga sjellja e mazhorancës dhe nga aftësia e opozitës për të parë tej politikës dhe interesave të ditës.
Më 2012 Shqipëria ka opozitën numerikisht më të madhe në Europë. Askund tjetër diferenca midis partisë që qeveris dhe asaj opozitare nuk është kaq e ngushtë, vetëm 1-2 deputetë. Jemi vendi i vetëm ku partia më me shumë vota nuk kryeson në mandate parlamentare, për shkak të skemave taktike të sistemit elektoral.
Opozita drejton shumicën e qyteteve të mëdha, gjysmën e pushtetit vendor, dhe ka akses përfaqësimi në të gjitha instuticionet politike. Një opozitë me përfaqësim të tillë numerik përbën një pasuri për vendin dhe një shans të madh për një jetë parlamentare dhe politike shumë më të ndryshme nga praktikat e gabuara të tranzicionit. Demokracia nuk është vetëm numra dhe rasti i opozitës shqiptare e dëshmon edhe njëherë këtë. Opozita e sotme më shumë se alternativë pushteti sillet herë si pjesë e pushtetit, herë si shtojcë, herë si viktimë politike dhe herë si misionare ndryshimi. Në mënyrë të cuditshme ajo ka hequr dorë nga mekanizmi
kryesor parlamentar i opozitës, komisionet hetimore dhe nismat e kontrollit mbi qeverinë. Në vitin e fundit tre nga katër komisionet e fundit hetimore janë ngritur nga mazhoranca, jo nga opozita. Ajo nuk ka ende nisma konkrete për mocion dhe debate politike mbi cështjet themelore që shqetësojnë vendin e qytetarët. Edhe opozita italiane është pakicë, por ajo rezistoi me 52 mocione ndaj kryeministrit. Opozita e jonë e kupton prezencën e saj parlamentare vetëm në disa fjalime rutinë, ndonjë konferencë shtypi, mbledhje formale në komisione dhe votimit en bloc të ligjeve, sipas vendimit politik dhe rrallë mbi brendësinë e tyre. E lodhur, e keqkuptuar me veten, e pajtuar me stanjacionin politik nisma e saj e vetme parlamentare ishte ligji i skafeve, një cështje pa interes publik, sidomos për shtresat qytetare që opozita pretendon se i përfaqëson. Deputetë që politikën dhe mision parlamentar e identifikojnë me ndonjë batutë në fjalime, denoncime e thirrje populiste në facebook apo tëitter, që shfaqen me një thes mielli e një kamera televizive në zonat e thella elektorale për të “ndihmuar” qytetarët nën dëborë.
Misioni, mundësitë dhe pritshmëritë e opozitës janë e duhet të jenë shumë më të mëdha. Aktiviteti parlamentar kërkon seriozitet, përgjegjshmëri, vizion për të ardhmen dhe në kohë krize besimi si kjo e sotmja, të ofrojë një alternativë shprese dhe besimi për të ardhmen e qytetarëve dhe shoqërisë. Vendi ka nevojë për mirëqeverisje dhe kjo përgjegjësi tejkalon emra të vecantë apo parti politike. Votimet konsensuale për disa ligje bazë të kohëve të fundit përbëjnë një periudhë paqjeje politike, por vështirë se përbën kulturë sjelljeje politike. Pellgu politik mbetet i njëjtë, me dallime minimale: palët mund të bënin dallim psh në sjelljen ndaj institucioneve kushtetuese, detyrimit të parlamentit për të plotësuar vendet vacant në institucione kushtetuese, përgjegjësisë parlamentare për të qenë më transparent e gjithëpërfshirës në debate e vendimmarrje, nevojës për etikë institucionale në komunikimin e parlamentit me pushtet e tjera, në nevojën e madhe për reformë zgjedhore transparente e në standarde të njëjta për cdo palë politike, në akte e nisma ligjore për kufizimin e imunitetit apo reformën në drejtësi, në plotësimin në kohë të detyrimeve që burojnë nga kriteret e BE mbi Shqipërinë, etj. E kundërta ndodh në realpolitikë. Pozita e opozita nuk kanë dallim kur bëhet fjalë për konsensus kundër të tretëve, psh për ruajtjen e monopolist dypartiak në sistemin zgjedhor dhe administrimin zgjedhor, në ndarjen në tavolinë të posteve në vendet vakante në disa institucione që burojnë nga Kuvendit, në votimin mbi kritere ekstrakushtetuese të dekreteve për gjyqtarët e lartë e kushtetues, në heshtjen konsensuale për TVSH dhe mandatin e skaduar prej muajsh të KD të tij, në sulmet verbale me rotacion denigrues ndaj sistemit gjyqësor dhe institucioneve të tjera.
Premtimi i fundit për një rilindje të Shqipërisë duket mbresëlënës, i gjetur në një kohë tjetër dhe më aktorë të tjerë, por në rrethanat tona asgjë më shumë sesa pjesë e retorikës tradicionale politike. Të premtosh rilindje dhe të mos kesh kurajon për të refuzuar kandidimin e një prej modeleve negative të tranzicionit, F.Nanon, si president, - janë dy gjëra të kundërta. Të premtosh rilindje dhe ndërkohë të heshtësh ndaj sulmeve denigruese të mazhorancës ndaj presidentit e institucioneve kushtetuese, apo më keq akoma, të bashkohesh vetë me këto sulme, - janë dy gjëra të kundërta. Të promovosh politikë të re dhe ta përcosh atë me kostume të vjetra merita e vetme e të cilëve është se dinë të shtrëngojnë radhët e partisë, - sigurisht janë dy gjëra të ndryshme. Të flasësh për shtet ligjor dhe në vënd të ligjeve reformuese të zgjedhësh retorikën denigruese ndaj gjykatave e vendimeve të tyre, gjithashtu janë dy gjëra të ndryshme. Të predikosh fundin e sundimit sulltanat të Shqipërisë nga një lider apo dy parti dhe njëherësh me sms ose ndërmjetës të bësh kompromise dypartiake jotransparente mbi votën, ligjet dhe vendimet politike , - janë dy gjëra të ndryshme.
Rilindja politike vjen pas vdekjes “klinike” dhe si e tillë ajo ka vlerë kur sjell ndryshim, stil të ri mendimi e jetese, energji e vizione të reja, shpresa të gjalla e njerëz që kanë kurajo e përgjegjësi për tu përballur me këto sfida të mëdha. A ka nevojë Shqipëria për rilindje? Rralë herë më shumë se tani kur pushteti e politika funksionojnë me mentalitetet parademokratike të një shekulli më parë. A është kjo rilindja që propozon opozita? Fatkeqësisht që jo. A mundet kjo klasë politike të ofrojë projekte rilindëse për vendin? Me siguri që pjesë të saj dhe jashtë saj, po.
Kjo mund të ndodhë vetëm atë ditë kur politika e politikanët nuk mendojnë për humorin e liderit, interesin e mandateve në zgjedhjet periodike, tenderin apo privilegjin politik të radhës. Kjo mund të ndodhë ditën kur politikanët shqiptarë të sillen, mendojnë e veprojnë si njerëz normalë, si qytetarë me kurajo, vizion, përgjegjësi e moral politik, - kur mazhoranca mos të sillet si opozitë dhe opozita si vitrinë apo partnere e mazhorancës, kur vendin e liderëve të fortë në parti dhe shoqëri ta zënë institucionet e forta demokratike në parti dhe në shoqëri, kur shqiptarët të binden se në votime shkohet për të zgjedhur të mirën më të madhe dhe jo si deri më tani, të keqen më të vogël. Dhe deri atëherë mbetet rrugë e gjatë, rrugë në të cilën nuk duken shenja rilindjeje dhe ku cdo sekondë nga kushdo dhe për gjithëcka shpresohet që të vijë koha për ndryshim.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com