‘Rilindja urbane’ dhe ‘çeku i bebes’/ Italia kopjon Shqipërinë: Pikat e buxhetit që fqinjët kanë marrë ‘copy-paste’

‘Rilindja urbane’ dhe ‘çeku i bebes’/ Italia kopjon Shqipërinë: Pikat e buxhetit që fqinjët kanë marrë ‘copy-paste’

Shteti ynë fqinj, Italia, po diskuton buxhetin e vitit 2020. Në projektbuxhetin e bërë publik, ajo që bie në sy është se qeveria italiane ka kopjuar disa projekte të qeverisë shqiptare që mesa duket janë parë si sukses në vendin tonë ndaje dhe Italia do t’i vërë në jetë si politika.

Njëlloj si Shqipëria në vitet 2013 e në vazhdim, edhe Italia ka në plan themelimin e fondit të Rilindjes Urbane, që ka të njëjtin qëllim me atë të zhvilluar nga qeveria shqiptare në qytetet e Shqipërisë. ‘Investime ne qytete për rritjen e cilesise se jetes’, e quan qeveria italiane kete investim.

Por jo vetëm kaq. Një tjetër pikë në buxhet është edhe çeku i bebes, i cili njëlloj si në Shqipëri që bë me rritje progresive duke filluar nga 8 herë më shumë për fëmijën parë, edhe në Itali parashikohet poashtu një vizion pothuajse autentik me tonin. Veçse, rritja për fëmijën e dytë në buxhetin e Italisë parashikohet me 29% ndërkohë që në Shqipëri rritja është me 50%.

Ndaj, mund të themi me plot gojën se edhe vendet shumë më të zhviluara se ne, mësojnë nga ne.

2 nga pikat e buxhetit të qeverisë Italiane:

Themelimi i fondit “Rilindja urbane

Themelimi i një program novator kombëtar për rilindjen urbane. Për zbatimin e tij ekziston një fond i quajtur ‘Programi novator kombëtar për cilësinë e jetesës‘ me një shpërndarje totale për sa i përket kompetencës dhe parave të gatshme prej 853.81 milion euro nga të cilat 12.18 milion euro për vitin 2020 , 27.25 milion euro për vitin 2021, 74.07 milion euro për vitin 2022, 93.87 milion euro për vitin 2023, 94,42 milion euro për vitin 2024, 95 , 04 milion euro për vitin 2025, 93.29 milion euro për vitin 2026, 47.15 milion euro për vitin 2027, 48.36 milion euro për vitin 2028, 53.04 miliona euro për vitin 2029, 54.60 milion euro për vitin 2030, 54.64 milion euro për vitet 2031 dhe 2032 dhe 51.28 milion euro për vitin 2033.

Bonusi i Bebes

Për të riun e lindur ose të birësuar në vitin 2020 do tw krijohet bonusi i foshnjës dhe do të rritet me 29% nga fëmija i dytë e tutje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 30/10/2019 20:32

    Po sepse perpara nesh asnje qeveri ne bote nuk investonte neper qytete qe te rriste cilesine e jetes...plus nuk behet fare llaf per cekun e foshnjeve.

    Përgjigju
  • Ncckckcm: 30/10/2019 18:14

    Ne jemi fanar ndricues per boten dhe ju mediat e pavarura e profesionale ia ngrini lart emrin partise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja