E gjithë kjo sasi nafte, paraqitej se eksportohej në Gjermani, Itali dhe në pesë shtetetë të tjera porn ë fakt në asnjë rast nuk është bërë ndonjë dërgesë e tillë. E gjithë sasia sipas prokurorisë së Tiranës, është grumbulluar në depozitat e kompanië Euroil që administrohej nga Hajri Elezi dhe më pas sasia e naftës shpërndahej në pika karburanti ku dhe shitej me çmimin rreth 80 lekë të reja. Nafta e pa përpunuar virgin hidhej në depozitat e karburanteve dhe më pas tregtohej tek drejtuesit e mjeteve. Lidhur me këtë ngjarje, njësia hetimore Task-Forcë, ka arrestuar dy vite më parë rreth 12 persona, ku një pjesë e tyre tashmë janë dënuar nga gjykata e Tiranës.
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)