Rimbursimi i qumështit, kryetari i Agro-biznesit për Report Tv: Skema e re, vështirë të realizohet (VIDEO)

Qeveria ka miratuar pak ditë më parë skemën e re të subvencioneve, për bujqësinë dhe blegtorinë për vitin 2020. Ndryshe nga më parë këtë vit nuk do të subvencionohen fermerët për litër qumësht, por për krerët e bagëtive, pas uljes së rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6%. Por edhe për këtë skemë ka kritika. Kryetari i këshillit të Agro-biznesit Agim Rrapaj tha për Report TV se rimbursimi në vendet e rajonit është shumë më i lartë edhe për krerë, ndërkohë bazuar në VKM e fundit çdo krerë dele dhe dhi do financohet 1200 lekë por jo më shumë se 360 mijë lekë për fermer, dhe për lopët subvencioni do të jetë 10 mijë lekë por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt, në vit. Sipas Rrapaj vetëm nga ndryshimi i skemës së rimbursimit vitin e kaluar, ku fermerët merrnin 10 lekë për litër qumësht, u rrit ndjeshëm importi.

'Rimbusimi i qumështit nuk ishte një skemë por një arnim që iu bë politikës së gabuar që iu bë reduktimi të TVSH-së nga 20 në 6% për fermerët. Ishte përgjigje për kompensim për dëmin e shkaktuar, por nuk ia arriti ta kompensonte. Grumbulluesit duke se nuk rimbursonin dot TVSH iu drejtuan importit. Ne kemi vitin e kaluar 10% e sasisë së prodhimit të qumështit të freskët është marrë në import që nuk kishte ndodhur asnjëherë. Importi ndikon në treg në mënyrë të pandershme porsa i përket llojit të subvencionit. Subvencioni për krerë që tek ne po futet këtë vit në vendet e tjera është shumë më i lartë se ai që ne bëjmë. Shumica e supermarketeve nuk pranojnë produkte vendase për arsye certifikimi, garancisë, dosjeve që duhen përgatitur etj' tha Rrapaj

Rrapaj ngre edhe shqetësimin e tregut të paformalizuar që ekziston tek bujqësia dhe blegtoria, dhe sipas tij pa u rregulluar sektori nuk do te ketë përmirësim të situatës apo treg për produktet bujqësore dhe shtazore.

'Rimbursimi i drejtpërdrejtë ka qenë i pamundur deri më sot pasi fermerët janë të paformalizuar dhe nuk mund të përfitojë direkt nëse nuk rregullohet ky sektor. Kemi 354 mijë fermerë që kanë tokë por ata nuk mund të subvencionohen nëse nuk formalizohet. Vetëm 50 mijë fermer kanë NIPT dhe mund të përfitojnë nga këto lloj subvencionesh dhe IPARD. Por 300 mijë fermerët e paregjistruar kanë rreth 80% të tokës. Dhe ne na mbetet jashtë subvencionit pjesa në e madhe e tyre, por edhe këta që janë të regjistruar nuk mund ta marrin totalisht për shkak të dokumentacionit që kërkohet. Dhe shumë e fermerëve e vënë në dispozicion përveç IPARD nuk është e mjaftueshme për të gjithë' u shpreh Rrapaj

Gjatë vitit të kaluar fermerët kanë zhvilluar një sërë protestash kundër këtyre skemave rimbursimi si dhe janë ankuar për mungesën e tregut.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull leshi: 10/02/2020 20:18

    Agim Rrapaj esbte burgaxhi pasi ka vjedh grante japoneze .....si ka mundesi O Spak....ku jeweeeeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja