Kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë” u ndal edhe te situata e zjarreve gjatë verës. Ai tha se është e nevojshme investimi ndaj kësaj sfide, dhe ka nisur puna për të futur teknologjinë dhe dronët. Po ashtu kryeministri përmendi edhe zgjerimin e kapaciteteve të fidanishteve. Në këtë drejtim, Rama tha se do të krijojnë një fond të gjelbër, në të cilin, të gjithë ndërtuesit duhet të kontribuojnë. 

“Jemi në një sfidë të madhe, gjatë sezonit të verës, kur temperaturat rriten shumë, problemi i madh i zjarreve, Nevoja që të ndërhyjmë me më shumë kurajo në aspektin e reformës dhe vëmendjes sa i përket pyjeev, është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, është më e madhe. Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve, që kur vijnë, bëjnë dëme kolosale. Por nuk mund të përsërisim të njëjtën gjë, kur nevojitet të bëjmë diçka tjetër, duhet t’i përgjigjemi sfidës, duke reaguar dhe duke investuar pa humbur kohë. Po angazhojmë edhe burime të reja financiare, për të futur teknologjinë, me dronë, që sjellin saktësi, efiçencë, janë të buxhetuara për vitin që po vjen. Duke ndërtuar një bazë, do rrisim edhe financimet edhe intensitetin e pyllëzimeve. 

Një tjetër domosdoshmëri që e ka sjellë kjo kohë është domosdoshmëria për të zgjeruar kapacitetin e fidanishteve publike, duke bashkëpunuar me bashkitë, por edhe duke mbështetur agjencinë e re kombëtare të zinave të mbrojtura të pyjeve, për të krijuar fondin e vet dhe rrjetin e vet të fidanishteve. Në këtë drejtim kemi ndëhyrë edhe ligjërisht për të sjellë një risi që sapo ka hyrë në fuqi me detyrimin e atyre që ndërtojnë që sipas metrave katrorë që ndërtojnë të kontribuojnë për këtë fond të gjelbër. Një tjetër element i domosdoshëm është fuqizimi me teknologji edhe në aspektin e prodhimit të fidanëve. Ka sot mundësi të reja në këtë drejtim dhe plani i ministrisë së Mjedisit është që t'i shfrytëzojmë këto mundësi, edhe mundësinë e pamatë të vënies në shfrytëzim të AI. “, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Krimet mjedisore janë ulur! Reformim të modelit të menaxhimit të natyrës, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe e Pyjeve shkrihen në një