TIRANË- Ekonomia e vendit ka hyrë në një trajektore rritjeje të ndjeshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 17.89%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte edhe karantina e përgjithshme.
Sipas të dhënave të INSTAT ka pasur një gjallërim edhe të konsumit, dhe ky tregues për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj flet për shërimin ekonomik të vendit.
“Së pari konsumi final i popullatës, për qytetarët po i referohen janë shpenzimet që bën familja. Është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Së dyti, forumi bruto i kapitalit fiks, për qytetarët janë investimet që bëjnë sipërmarrjet, 35..7%, ndërsa e treta pozitive është parë në eksportet, shërbimet, importet, eksportet janë rritur me 130%, dhe importi që reflekton tek konsumi dhe kapacitetet prodhuese, 53.6%. Këto nuk janë më shenja, por trendë të shërimit ekonomik, po konsolidohet pas një menaxhimi të kujdesshëm”, u shpreh Ahmetaj.
Sipas zëvendëskryeministrit ndikim të rëndësishëm në këtë rimëkëmbje të shpejtë ekonomike kanë dhënë edhe paketat e miratuara nga qeveria gjatë pandemisë, si dhe paketat që do të miratohen në vijim.
“Rritja ekonomike po kthehet në trajektore të konsoliduar ekonomike për një rritje 4.5% vjetore siç kemi theksuar në programin e qeverisë. Rimëkëmbja prioritet kryesor me një plan dhe zhvillim e ekspansion ekonomik, do të krijojmë më shumë vende pune, duke mbështetur sektorët ekonomikë më të goditur, 50 milion euro për turizmin dhe manifakturës për kreditim apo zgjatje të kredive, apo 5 milion euro për transportin, IT, start-up", tha Ahmetaj.
Si pasojë e përmirësimit ekonomik dhe rritjes së të ardhurave Ahmetaj bëri të ditur se do të rishikohet për herë të pestë buxheti i shtetit, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat deri në fund të vitit.
"Jo reale" e ka konsideruar PD rritjen ekonomike që u raportua në një konferencë për shtyp nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja, Delinda Ibrahimaj. Me një postim në Facebook, sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu thotë se realiteti është shumë më larg të vërtetës, teksa shton se sot shqiptarët janë më të varfër. Sipas Agalliut papunësia po vret familjet shqiptare.
"Rritje ekonomike 17.9% në tre mujorin e dytë të 2021!!! Lajm bombastik për realitetin shqiptar. Shifra është impresionuese, por padyshim shumë larg të vërtetës së hidhur të tavolinave shqiptare.Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët kërkojnë të largohen çdo ditë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur papunësia vret familjet shqiptare çdo ditë e më shumë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak nga shtrenjtimi i çmimeve është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur pagat janë ulur si rezultat i efekteve negative në ekonomi të pandemisë dhe keq qeverisjes është propagandë. Ndoshta 17.9% jemi rritur, por të marrin parasysh paratë që ju vidhen shqiptarëve çdo dite nga koncesionet, PPP, korrupsioni në administratën publike, etj. Pasuria e një grushti njerëzish patjetër që ndikon në rritjen ekonomike por jo sepse shqiptarët janë më mirë. Sot, ata janë më të varfër se dje. 17.9% thjesht një propagandë", shkruan ai.
Buxheti vitit 2021 pritet që të rishikohet për herë të pestë, pasi të ardhurat kanë përformuar përtej parashkimit. Kështu ka bërë më dije në një konferencë për mediat zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
‘Për sa i përket në dinamikë ne jemi akoma në pandemi dhe krah meje i rindërtimi është dinamik mund të na duhet ta rishkojmë buxhetin pasi të ardhurat kanë performuar përtej parashikimit. Gjithë ajo rritje përkthehet në rritje të ardhurash.’- tha Ahmetaj.
Qeveria po pret një propozim konkret nga opozita për uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për artikujt bazë siç janë produktet e shportës.
Kështu bëri me dije zv.kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj, gjatë një konference për mediat, ku u përgjigj nëse do ta pranojë këtë nismë.
“Propozimi i opozitës nuk është se është paraqitur një dokument zyrtar që të komentoj, kur të paraqitet do të merrni dhe komentet tona zyrtare”.- tha Ahmetaj.
Ca i ben mashtrimit dhe genjeshtres Benua. Ska te dyte. Edhe Cim Canin e hodhi tuc. 10 mil euro i perlau me telekomin. Dhe kur, kur qeme keq. Sot, te rruan e te qeth.....
Përgjigju