Rina Bilurdagu, fituese e “The voice of Albania”

Rina Bilurdagu, fituese e “The voice of Albania”
Fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, u shpall Rina Bilurdagu. Me trajnere Alma Bektashin, vajza nga Prizreni që aktualisht studion për piano, grumbulloi numrin më të madh të votave të publikut.
Katër finalistët të cilët mbërritën në të premten e 17-të dhe të fundit të spektaklit, ishin Rina Bilurdagu, Marsela Cibukaj, Lundrim Pacuku dhe Enrika Derza.
Pas një përzgjedhjeje të parë gjatë finales, fituesi u luajt mes Rinës dhe Marselës, kjo e fundit në skuadrën e Elton Dedës.
Cmimi i fituesit mundëson lidhjen e një kontrate dy vjeçare me “Universal Music”, çka përfshin kompozime këngësh dhe lancimin në tregun ndërkombetar.
por cmime morën të katërt finalistët: për secilin prej tyre “Universal Music” do të kompozojë nga një këngë, të cilat më pas do të shpërndahen në rang ndërkombëtar, por jo vetëm, për ta do të krijohen edhe këngë, me të cilat më pas do të marrin pjesë në “Top Fest 9” që pritet të fillojë së shpejti.
Ishin katër trajnerët që ndoqën këngëtarët gjatë këtyre javëve: Alma Bektashi, Miriam Cani, Sidrit Bejleri dhe Elton Deda. Ata performuan edhe në këtë natë të fundit, dy prej tyre me këngë të reja, që u prezantuan për herë të parë në “The Voice Of Albania”: Miriam Cani me “Përgjithmonë” dhe Sidrit Bejleri me Kamela Islamaj “Më beso”.
Në këtë mënyrë ka përfunduar edicioni i parë i “The Voice of Albania”, për t’i lënë vendin të dytit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic