Një person me kombësi moldave, por pasaportë italiane është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Sistemi i sigurisë së aeroportit ka pikasur një armë pistoletë tip "Baretta" në bagazhet e tij. 

Igor Bodnari u ndalua nga efektivët e policisë dhe po merret në pyetje për të zbardhur arsyen se pse ai mbante armë dhe nëse është i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale ndërkombëtare ose në vendin tonë.

Ende nuk ka asnjë të dhënë për këtë person ndërkohë që po punohet për zbardhjen e të shkuarës së tij apo lidhjet me vendin tonë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)