TIRANE - Bllokohen në doganë 62 kilogramë kontraceptivë që ishin nisur nga Athina dhe ishin në pronësinë e personit me inicialet S. Y. Drejtoria e Dogana ka bërë të ditur se, gjatë kontrolleve në Rinas janë gjetur dy çanta që nuk po i tërhiqte njeri dhe nuk kishte asnjë denoncim për bagazhe të humbur.

Dy ditë më parë në momentin e mbërritjes rreth orës 17:30 personi nën vezhgim, pasi kreu procedurat e kontrollit kufitar, i cili bëhet nga Policia Kufitare, ka vazhduar të lëvizë në drejtim të daljes nga zona doganore pa marrë me vete bagazhet. Pasi kaluan të gjithë pasagjerët u bë verifikimi i bagazheve ku janë gjetur dy valixhe me ngjyrë blu të errët që i përkisnin pasagjerit S. Y., i cili nuk kishte deklaruar pranë kesaj zyre mungesën bagazhesh.

Nëpërmjet skanimit me rreze X u dyshua se në to ndodheshin 17375 paketa me “Microcept” me nga 21 tableta në një tablet, në një total prej 364875 tableta më një peshe totale prej 61,950 Kg.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)