TIRANE - Të gjithë personat që do të deportohen në Rinas për shkelje të rregullave të qëndrimit në vendet “Shengen”, do të intervistohen në qendrën e re të pritjes dhe intervistimit të inauguruar sot në Rinas.
Gjatë kësaj ceremonie Ambasadori Britanik, Nicholas Cannon, u bëri thirrje shtetasve shqiptare te zbatojnë rregullat e levizjes së lirë dhe të mos shpenzojën para dhekohë kot. Të njëjtën thirrje bëri edhe zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea.
“Të gjithë atyre që kanë qëllim të emigrojnë në mënyrë të paligjshme në Britani, u bëj thirrje, që të mos ta bëjnë këtë, pasi do të jetë një shpenzim i kotë parash dhe kohe. Mënyra më e mirë për qytetarët e këtij vendi është që të respektojnë rregullat”, - u shpreh Cannon.
Gjatë ditës së sotme me një avion të posaçëm u kthyen 44 shtetas shqiptarë, nga të cilët 34 nga Anglia dhe 10 nga Franca, të cilët rezultonin me qëndrim të parregullt në këto vende.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
LAJMET MË TË VLERËSUARA
FOTO




