RINAS – Një 68-vjeçar turk është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi kërkohej nga autoritetet zvicerane.

Aliriza Gurbuz vinte me linjat ajrore nga Turqia, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për trafik droge.

Për arrestimin e të kërkuarit nga Zvicra është njoftuar Interpol.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)